Një tjetër moment që ka marrë vëmendjen e ndjekësve është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, këtë herë mes Mateos dhe Brikenës.

Teksa dy banorët po qëndronin në oborr, papritur nisi të luhej kënga “Të du”, e cila lidhet shpesh me raportin e tyre brenda shtëpisë.

Në atë moment, Brikena u ngrit menjëherë dhe e përqafoi Mateon, duke krijuar një skenë emocionale që nuk kaloi pa u vënë re.

Ndërkohë, Mateo dëgjohet teksa thotë:

“Kënga e preferuar e Brikenës…”, një detaj që ka habitur ndjekësit.

Kjo pasi, në raste të mëparshme, ai nuk e kishte njohur këtë këngë, madje ajo ishte përdorur edhe gjatë një surprize që Mateo i kishte bërë Brikenës më herët.

Ky ndryshim ka ngritur pikëpyetje në rrjet, ku shumë ndjekës po diskutojnë nëse marrëdhënia mes tyre po bëhet më e afërt apo nëse gjithçka lidhet me dinamikat e lojës.

Pamjet janë bërë virale, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen tek raporti i shumëkomentuar mes dy banorëve.