Mbrëmjen e djeshme, Ledion Liço pyeti Gjestin se çfarë mendimi ka për komentet se ai nuk e meriton fitoren e Big Brother VIP Albania.

    Edhe pse Gjesti reagoi me qetësi, përgjigja më e fortë erdhi nga të afërmit që menaxhojnë Instagramin e tij.

    “Unë nuk luaj lojë, unë jam loja. Historia e Big Brothetit” thuhet në postimin e fundit në llogarinë e Gjestit.

    Një “thumb” i qartë për të gjithë ata që vënë në dyshim rrugëtimin e tij, duke treguar se për Gjestin, Big Brother nuk është vetëm një sfidë, por një tregim që ai po e shkruan vetë