Që pas daljes nga shtëpia më e famshme “Big Brother VIP3”, Julian Deda është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale

    Që pas daljes nga shtëpia më e famshme “Big Brother VIP3”, Julian Deda është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale. Ish-finalisti ndan me ndjekësit e tij momente të ndryshme nga përditshmëria.

    Mëngjesin e kësaj të shtune, aktori i dashur për publikun ka ndarë me fansat një video në “Instastory”. Në videon në fjalë dëgjohet bashkëshortja e tij, Armanda, e cila i kërkon që të çohet nga gjumi dhe t’i bëjë kafen e së shtunës.

    Pjesë nga biseda:

    Armanda: Ju

    Juli: Hë

    Armanda: A po çohesh se e shtunë, ma bëj kafen

    Juli: Ça thua

    Armanda: Kafen e së shtunës pra

    Juli: Ta bën zemra mi, ta bën zemra

    Ndërkohë kujtojmë se gjatë një interviste në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Juli u shpreh se të gjitha surprizat që i janë bërë në shtëpinë e BBV3, por veçoi pak atë me bashkëshorten.

    “Surprizat janë shumë të bukura në këtë format, në këtë ngujim po themi, sepse të japin një refresh, të mbushin pak me entuziazëm kur ti ndihesh ndoshta si i ezauruar ndonjëherë. Po takimi me bashkëshorten ka qenë me të vërtetë shumë i bukur dhe shumë shpirtëror. Sepse kjo ishte hera e parë në 20 e sa vite që njihemi që ne rrimë kaq gjatë larg. Ka qëlluar 1-2 ditë, po të rrija 1 muaj. Në fakt unë e ndjeva shumë mungesën e familjes dhe bënë mirë shumë që ma sollën bashkëshorten aty, u kënaqa. Sikur u rinova edhe njëherë nga fillimi”, tha Juli.