Pas debateve të forta në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Albania, situata ka dalë jashtë kontrollit edhe pas mbylljes së “Prime”.

    Ajo që u pa në ekran duket se nuk ishte e gjitha, pasi tensionet mes banorëve kanë vazhduar edhe jashtë vëmendjes së publikut.

    Një video e re që po qarkullon në rrjet ka shkaktuar reagime të shumta dhe zemërim te ndjekësit e formatit.

    Pamjet pretendohet se zbulojnë një konflikt më të ashpër nga sa është transmetuar, duke ndezur debat të madh online.

    Familjarët e Juelës kanë reaguar publikisht, duke publikuar audio dhe video që i konsiderojnë shumë të rënda.

    Sipas tyre, në material dëgjohet Mateo duke e ofenduar rëndë me fjalët: “Po ti je krvë moj, nuk të shoh dot me sy”*.

    Ky moment ka shkaktuar indinjatë të madhe dhe është cilësuar si dhunë verbale nga shumë komentues.

    Familja e saj ka theksuar se nuk do të heshtë përballë kësaj situate dhe kërkon reagim.

    Ndërkohë, publiku është i ndarë mes atyre që kërkojnë ndëshkim dhe atyre që kërkojnë prova më të plota.

    Tani mbetet për t’u parë reagimi i produksionit për këtë ngjarje që ka ndezur rrjetin.