Pas një bashkëpunimi të ngushtë pas përfundimit të “Big Brother VIP”, duket se marrëdhënia mes Egli Tako dhe Fifit ka pësuar një krisje të papritur. Dy artistet, të cilat u shfaqën si mike të pandara si në jetën private, ashtu edhe në projektet muzikore, tashmë nuk kanë më asnjë kontakt mes tyre.

    Bashkëpunimi i tyre i fundit muzikor – që përfshinte këngët “Shuj Shuj” dhe “Ku je nis” – ishte pritur mirë nga publiku dhe kishte marrë mijëra shikime në pak ditë. Por së fundmi, fansat vunë re se këngët janë zhdukur nga YouTube, duke ngritur dyshime për një konflikt të brendshëm mes tyre.

    Sipas burimeve, shkaku kryesor i përplasjes lidhet me ndarjen e fitimeve nga projekti. Thuhet se Fifi kishte investuar vetë në videoklipin muzikor, dhe kjo ka krijuar mosmarrëveshje financiare që çuan në fshirjen e materialit nga platforma.

    Për më tepër, asnjëra nga artistet nuk ka reaguar publikisht, duke e lënë publikun në terr dhe duke nxitur edhe më shumë spekulime mbi natyrën reale të marrëdhënies së tyre.

    Disa ndjekës kanë komentuar se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë organike që në fillim, dhe kjo ndarje e papritur vetëm sa ka rritur skepticizmin në rrjet.