Programi i ndjekur “Big Brother VIP Albania” do të pësojë një ndryshim të përkohshëm në orarin e transmetimit këtë javë.

Spektakli nuk do të transmetohet në ditën e zakonshme, pasi hapësira i është lënë një ngjarjeje të rëndësishme sportive që pritet të mbajë para ekranit mijëra tifozë.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror, e cila do të luhet të mërkurën në orën 20:45 dhe do të transmetohet në Top Channel dhe DigitAlb.

Kjo përballje vjen në një moment të mirë për Kosovën, e cila vjen me moral të lartë pas një fitoreje të rëndësishme ndaj Sllovakisë.

Ndërkohë, brenda shtëpisë së BBVA loja vazhdon me ritme të forta dhe tensione në rritje.

Këtë javë në nominim janë Mal, Edisa dhe Shëndrit, ku ky i fundit përfundoi në televotim pas hapjes së “Kutinës së Pandorës”, një vendim që ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës.

Tashmë gjithçka mbetet në dorën e publikut, ndërsa pritet të shihet se kush do të jetë banori që do të largohet dhe si do të ndryshojnë dinamikat në shtëpi pas këtij eliminimi.