Sara ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku sigurisht që nuk kan munguar pyetjet në lidhje me Bardhin.
Sara Gjordeni është shndërruar në një ndër banoret më të komentuara që pas daljes së saj nga shtëpia e më e famshme në Shqipëri.
E komentuar së tepërmi për marrëdhënien e saj me Bardhin, dyshja më në fund ka nisur bashkëjetesën dhe po jetojnë të lumtur me njëri-tjetrin mirëpo diçka po i shqetëson ende fansat.
Mbrëmjen e kaluar, Sara ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku sigurisht që nuk kan munguar pyetjet në lidhje me Bardhin.
Një prej ndjekësve të Sarës ka pyetur ish-banoren se si prindërit e Bardhit e kanë pranuar atë pasi ajo nuk është e denjë për këngëtarin për shkak të lidhjeve të shumta që i janë bërë publike.
“Prindërit e Bardhit nuk duan berllogun që kanë lënë të tjerët, ta merr Bardhi. Nuk je e denjë”.
Ish-banorja e BBV ka vendosur që t’i përgjigjet publikisht përdorusit të Instagramit, duke i thënë se kënaqet fare kur të tjerët flasin në emër të prindërve të Bardhit.
“Po të mitë si e pranuan Bardhin me aq sa ka pasur? Nejse ka folur njëherë babai i Bardhit. Ju që flisni në emër të prindërve të tij, sikur të kishit prokurë speciale përfaqësimi. Më kënaqni fare“, shkruan Sara në Instastory.
