Si reagoi Kevin? Ish i dashuri i Anës: “Lidhjen e lam hapur deri kur ajo të dilte

Ish-partneri i Anës Ejupi, Ozi, ka reaguar për herë të parë pas lidhjes së saj me Kevin Edmond në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Në një videomesazh, Ozi sqaroi se marrëdhënia e tyre ishte në fazat fillestare dhe përfundoi për shkak të sjelljeve të Anës në format.

“Unë dhe Ana ishim në fillimet e një lidhjeje, por pas sjelljeve të saj të pahijshme gjatë lojës, vendosa të tërhiqem pa bërë zhurmë. Megjithatë, pas daljes së saj, ajo filloi të përmendë emrin tim dhe të bëjë deklarata që nuk mund të lija pa përgjigje,” tha ai.

Ai gjithashtu kritikoi Anën për komentet dhe publikimet në rrjetet sociale, duke theksuar se nuk kishte ndërhyrë në jetën e saj private dhe se nuk kishte për qëllim të ndikonte negativisht mbi imazhin e saj.

“Çdo foto apo video që qarkullon është publikuar prej saj, jo prej meje. Unë nuk kam tentuar asnjëherë të ngre ose të ul imazhin e Anës,” përfundoi Ozi.

Ndërkohë, Kevin Edmond tregoi besim ndaj Anës, duke u shprehur: “Për këto çka ka ndodh me Anën. Unë e shoh te Ana atë që kam parë këtu, jo atë që ka ndodhur më herët. Unë i besoj Anës, ende, por s’mund të them a është apo nuk është ashtu”.