Prej kohësh divorci i bujshëm i Xhensilës dhe Besit ka qenë titulli kryesor i mediave rozë, e mes gjithë interesit të publikut, projekteve muzikore që shpeshherë janë dukur si mesazhe kundrejt njëri-tjetrit, ata zgjodhën të mos flisnin kurrë publikisht për ndarjen e tyre.
Megjithatë, sot Xhensila për herë të parë ka thyer heshtjen në emisionin e Arbana Osmanit lidhur me këtë ndryshim rrënjësor në jetën e saj, mes lotësh dhe emocionesh të thella.
Këngëtarja ka rrëfyer për herë të parë ndjesitë dhe arsyej që çuan në ndarjen nga Besi, një marrëdhënie që ka pasur shumë periudha të lumtura, përfshirë edhe bekimin me dy fëmijë, Ajka dhe Amen.
“Si në çdo marrëdhënie ku veprat me fjalët nuk kanë përpuethshmëri. Kur komunikimi e humb vlerën që ka dhe mbizotërojnë debatet, marrëdhënia bëhet toksike. Dhe e dëmshme për mua, për fëmijët, dhe për të. Duhej një reagim dhe vendim dhe unë e mora vendimin tim.Në çift duhet bashkëpunim dhe punë nga të dy. Nuk mund të luftojë vetëm njëra palë. Çdo ditë që kalonte po thyhej më shumë. Shumë barrë kam marrë mbi supe. Çfarë s’kam lexuar. Nga titujt te komentet. Botën nuk e ndryshoj dot, as mendësinë. Por, kam Zotin dëshmitar. Kam më mjafton që të jem në paqe me veten”, u shpreh Xhensila.
Më tej, shton:
“Më duhej ta bëja këtë hap sepse nuk shihja asnjë rrugëzgjidhje tjetër. Divorci nuk është i lehtë. E gjeta forcën te fëmijët e mi, tek ajo që unë doja që fëmijët e mi të kishin në të ardhmen: qetësi.
Si për ironi të fatit historia sikur u përsërit. E kisha të vështirë të flisja me mamin, por ajo e kuptonte. Mamit jam munduar t’ia them duke mos e lënduar. Më mbështeti dhe më këshilloi që të gjej paqen te dy fëmijët e mi, të jem e zonja për ta dhe veten time.
E sa i takon mënyrës se si ia shpjegoi vajzës së saj Ajkës ndarjen, ajo tregon:
“Unë vajzën nuk e gënjej kurrë. E mbaj larg problemeve dhe nuk i kaloj asnjë energji jo të këndshme. I thashë të vërtetën: “Të gjithë kemi probleme. Ashtu si dhe ti ke probleme me një shok dhe një shoqe por nuk do të rrish me të për momentin. Mami me babin e kanë shumë xhan njëri-tjetrin, por për momentin duan të rrinë larg. Kjo tek ju nuk do ndikojë kurrë sepse dashuria do jetë e njëjtë.”