Ditët e fundit rjetet sociale dhe portalet kanë qenë të mbushura me spekulime për një shtatzëni të mundshme të këngëtares Miriam Cani.
Megjithatë, artistja e njohur i ka hedhur poshtë këto zëra gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.
Gjatë intervistës, Miriami konfirmoi se aktualisht nuk është shtatzënë. Megjithatë, këngëtarja pranoi se dëshira për një fëmijë tjetër është një temë që ajo dhe bashkëshorti i saj, Alban Skënderaj, e diskutojnë herë pas here.
Albani shpesh i kujton asaj suksesin e prindërimit të tyre deri tani, duke thënë: “Dy mrekulli kemi bërë, pse të mos bëjmë edhe një tjetër?”
Megjithatë, këngëtarja nuk harroi të përmendte edhe sfidat e prindërimit, duke nënvizuar kujtimet e netëve pa gjumë dhe përgjegjësitë e mëdha që sjell rritja e fëmijëve.
“Herë pas here e kemi këtë dëshirën kur i shohim, kur janë mirë ato nja 2-3 minuta me njëri tjetrin. Thotë Albani, dy mrekulli kemi bërë, e bëjmë edhe një tjetër?! Edhe mua më kujtohen ato mendimet e netëve pa gjumë”, tha ajo.
Përtej temës së familjes, Miriam Cani ndau edhe një lajm të shumëpritur për fansat e saj. Ajo zbuloi se brenda dy javësh do të publikojë një këngë të re, një duet emocionues me Alban Skënderajn.