Kiara dhe bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli, të cilët u njohën gjatë spektaklit “Big Brother VIP Albania 2”, vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të ndjekur nga publiku shqiptar.

    Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit që sugjeronin se ajo mund të ishte shtatzënë për herë të dytë.

    Në një intervistë për “Top Albania Radio”, Kiara sqaroi se aktualisht nuk është në pritje, por nuk e përjashton mundësinë e zgjerimit të familjes në të ardhmen. 

    “Ne kemi plane, por është ende herët, sepse kërkon shumë përkushtim,” u shpreh ajo, duke theksuar se dëshiron që vajza e tyre, Luna Mari, të rritet pak më shumë përpara se të mendojnë për një fëmijë tjetër.