Historia e trishtë e jetës së ikonës së këngës shqiptare, Parashqevi Simaku ka prekur zemrat e mijëra shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.
Shfaqja e saj në një televizion amerikan nxiti reagime të forta, pasi u vërtetua se këngëtarja shqiptare ishte e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut.
Të shumtë ishin ata që kërkuan ta ndihmojnë sa më parë. Të tjerë komentuan se si historia e saj nuk duhej trahjuar fare nga mediat, dhe ajo duhet të lihej në jetën që kishte zgjedhur.
Megjithatë vlen të theksohet se përveç vështirësive ekonomike, ajo besohet se vuan edhe nga probleme të depresionit, çka duket se tregon pikërisht pse ajo e ka të vështirë të kërkojë ndihme, apo siç thuhet se e ka refuzuar disa herë.
Megjithatë, diva e muzikës shqiptare është në prezente në rrjetet sociale. Prej aty ndoshta edhe na ndjek në heshtjen e saj. Simaku ka prezencë si në Facebook, TikTok, që është një rrjet pak më modern dhe në Twitter (X).
Ata shqiptarë që kanë arritur të gjejnë profilin e saj në Facebook, duket se në orët e fundit kanë vërshuar duke i lënë dhjetra komente. Ajo që bie në sy janë komentet pozitive, thirrjet për të mos u dorëzuar dhe për t’u kthyer në atdheun e sa