Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 duket se po vazhdojnë të shtohen, duke sjellë tensione të reja mes konkurrentëve.
Një video e fundit, e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen e publikut, ku Ola shihet e ulur në divan dhe merr një kabllo, duke u lidhur me të. Në momentin që ajo është lidhur, Gjesti e tërheq me forcë nga mbrapa.
Përkundër dhimbjes që mund të ketë ndjerë, Ola përpiqet të rezistojë dhe të mos e lëshojë kabllon.
.