Meriton Mjekiqi, ka pasur pakënaqësi në lidhje me produksionin e Big Brother, dhe për këtë gjatë mbrëmjes së djeshme, pas spektaklit, nuk ka vendosur mikrofonin, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme.

    “Nuk e ndez mikrofonin jo, nuk e ndez, a po më nin. Ndaç bini zarf të zi, ndaç bini zarf të kuq. Këtu nuk respektohet asgjë, dhe ju kërkoni që të ndez mikrofonin. Ta lëshojnë batutën për fustan si me hëngër fara, e veshe se veshe fustanin”, shprehet Meritoni, i cili duket të jetë i mërzitur dhe nga batutat e Ledion Liços, pasi banori kishte refuzuar të vishte fustan, në kuadër të një skeçi që kishin bërë djemtë në shtëpi.

    Ndërkohë situata vazhdon e njëjtë për disa orë, edhe pse Françeska dhe Graciano u përpoqën që ta bindnin Meritonin që të vendoste mikrofonin dhe t’i bindej rregullave të Vëllait të Madh.

    Françeska: Nuk ia vlen

    Graciano: Është gjynaf, ku do të dalësh me këtë?

    Meritoni: Të sjellin zarfin e zi

    Françeska: Je këtu për dy kauza, për Loarin dhe për Ilnisën

    Meritoni: Pa merak

    Françeska: Çfarë do të arrish pa mikrofon?

    Meritoni: Do e marrësh vesh jashtë

    Françeska: Nëse je i bindur unë të mbështes

    @flo_jo_2

    Meritoni mendon se pas ç’do gjëje që bën Egla, nuk meret asnjë masë, sidomos pas Fyerjeve Rraciste, që nuk u përmëndën fare! 😳😏😲😧🫢😟 #bbv3 #bbvip #bbva3 #bigbrother #bigbrothervipalbania3 #2024 #topchannel #fyp #fypシ #fypageシ #tiktok #videoviral #goviral #meritonmjekiqi #ilnisaagolli #franceskamurati #gracianotagani #ledionlico #sarahoxha #lorihoxha #arberhajdari #orinebiaj #albania #kosova #shqiperia #kosovo #prishtina #prizren #gjakova #mitrovica

    ♬ original sound – flo-jo