Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur kulmin, duke çuar në një përplasje fizike mes Shkëlzen Oruçit dhe G Banit.
Konflikti nisi pas dyshimeve të G Banit se Egli dhe Gjesti kanë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë, çka e përfshiu në debat edhe Shkëlzenin, mikun e Eglit jashtë shtëpisë.
Gjithçka agravoi kur G Bani iu afrua Shkëlzenit dhe e kërcënoi: “Hiqe dorën, mos më prek.”
Përplasja verbale u bë më e ashpër kur Shkëlzeni përmendi “karma”-n dhe iu drejtua Banit: “Ju të vjetrit e keni stil që të merreni me këta të rinjtë. Këta të rinjtë ka ikur si koncept. Je edhe ti i ri tani. E sheh që ka Zot lart, të solli “Karma” të bëri banor të ri sërish.”