Sot në mëngjes, Livia Brunga, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, është rikthyer për një surprizë të veçantë në kuadër të sfidës së mos-reagimit.

    Ajo u përpoq t’i zgjonte banorët me çdo mënyrë të mundshme, madje duke tentuar t’i ngrinte prej shtrati.

    Megjithatë, banorët qëndruan të palëkundur, duke mos reaguar ndaj pranisë së saj, ashtu siç e kërkonte sfida.

    Pasi Livia u largua, u vu re një moment emocional kur Rozana Radi u duk e përlotur, duke lënë të kuptohet se prania e Livias kishte ndikuar shumë tek ajo.