Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, përveç debateve, strategjive dhe tensioneve mes banorëve, ndodhin edhe momente që prekin publikun dhe tregojnë anën njerëzore të banorëve.

Një situatë e tillë u pa së fundmi, kur Selina po merrej me përgatitjen e valixheve të DJ Gimbos, i cili u largua nga shtëpia një natë më parë pas televotimit me Brikenën.

Teksa ajo po dilte pranë derës me valixhet dhe dukej qartë e emocionuar, Selina u shfaq me lot në sy, duke treguar se largimi i Gimbos e kishte prekur shumë.

Në atë moment në korridor ndodhej Stenaldo, i cili vuri re gjendjen e saj emocionale. Ai iu afrua menjëherë dhe me shumë qetësi i tha:

“Nëse ke nevojë për diçka, unë jam këtu.”

Më pas ai e përqafoi Selinën, në një gjest që u konsiderua shumë i bukur dhe i sinqertë nga publiku që po ndiqte live-in.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë shpejt në rrjetet sociale, ndërsa shumë komentues e kanë cilësuar si një nga gjestet më të bukura të këtij sezoni, pasi askush nuk e priste një reagim kaq të ndjeshëm në mes të gjithë tensioneve që kanë mbizotëruar në shtëpi.