Disa ditë pas largimit të DJ Gimbos nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Selina ka vendosur të flasë pa rezerva për ndjenjat e saj ndaj ish-banores.

    Gjatë një bisede me Mateon, ajo ka zbuluar se ajo që publiku ka parë mes tyre nuk ka qenë diçka e momentit, por një ndjenjë që kishte nisur shumë herët.

    Teksa fliste për GimbOn dhe dukej e përmalluar për mungesën e tij, Selina pranoi se pëlqimi i saj kishte lindur që në fillim të rrugëtimit në shtëpi.

    “Për GimbOn ka qenë pëlqim që nga dita 1!” – u shpreh ajo, duke e bërë të qartë se raporti i tyre nuk ka qenë i rastësishëm.

    Kujtojmë se dyshja krijuan një lidhje të dukshme brenda shtëpisë, ndërsa largimi i Gimbos duket se e ka lënë Selinën të përballet e vetme me emocionet dhe dinamikat e lojës.

    Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë mbi sinqeritetin e saj dhe ndikimin që largimi i Gimbos ka pasur tek ajo.