Një moment që ka bërë xhiron e rrjetit është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku në qendër të vëmendjes janë bërë Gimbo, Selin dhe Miri.

Teksa në ambientet e shtëpisë po zhvillohej një moment romantik mes Gimbos dhe Selinës, dyshja janë parë shumë pranë njëri-tjetrit duke kërcyer dhe duke shijuar atmosferën. Ky moment nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë, sidomos nga Miri, i cili ndodhej i ulur në divan dhe i vëzhgonte me shumë vëmendje. 

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut ishte reagimi i Mirit, i cili dukej serioz dhe me fytyrë të ngrysur teksa ndiqte nga larg afrimitetin mes tyre. Situata është komentuar edhe nga Rogerti, i cili ka nisur ta ngacmojë duke bërë një koment ironik për Selinën.

“Pse i ka vënë syzet? Se i ka sytë këtej… i ka vënë mos me u pa që shef këtej, nga Miri,” dëgjohet të thotë Rogerti, duke lënë të kuptohet se sipas tij vëmendja e Selinës mund të jetë ende tek Miri edhe pse po qëndron pranë Gimbos. 

Ndërkohë, banorja Juela u përpoq ta justifikonte situatën duke thënë se Selina i kishte vendosur syzet thjesht për stil, pasi edhe më herët është parë shpesh me to brenda shtëpisë. Megjithatë, Rogerti vazhdoi me komentet, ndërsa Miri u pa duke pohuar me kokë disa nga fjalët e tij. 

Momenti është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar reagimin e Mirit dhe mënyrën se si ai po e përjeton afrimin mes Gimbos dhe Selinës. Videoja ka hapur diskutime të shumta mes fansave të formatit, të cilët po analizojnë çdo detaj të situatës.