Binjakët Veshaj festojnë sot ditëlindjen. Ndërsa Donaldi urimin e parë e mori nga partnerja e tij Bora Zemani, ndryshe ndodhi për Romeon.

    Aktori i njohur urimin e parë publik e mori nga producentja e serialit “Tenxherja Kapakun”, i cili do të vijë shumë shpejt në ekranin e TCH.

    Joksana Kuqi ka ndarë një urim për protagonistin e serialit, ku shkruan: “Nuk kishte si të ndodhte ndryshe…Që ky serial të merrte formen dhe shkëlqimin e duhur duhet të kishte protagonist Romeo Veshaj. Faleminderit që u bëre pjesë e serialit Tenxherja Kapakun. Shumë sfida dhe sakrifica kemi kaluar së bashku, por me përkushtimin tënd dhe dashurinë që ke dhënë për këtë projekt, gjithçka u bë e mundur dhe ja ku jemi sot. Duke të uruar ditëlindjen me disa nga qindra copëza të momenteve të tua, tregon që puna e mirë bëhet duke përcjellë gjithmonë pozitivitet dhe good vibe! Ti këtë e bën më së miri. +100 Romi! 

    P.s Për shumë vite festofshim në xhirime

    Romeo ka marrë gjithashtu edhe urimin e Donaldit dhe të Borës, e cila ka ndarë disa foto të pushimeve ku ishte ajo, Donaldi, Romeo dhe Heidi, ndërsa në foto shfaqen vetëm “Treshat”.

    Nga ana tjetër ende nuk ka asnjë urim nga ana e Heidit për partnerin e saj.