Një moment i fortë dhe i papritur është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, gjatë sfidës së mosreagimit.
Në ekranin e madh janë shfaqur pamje të Gimbos me pranga në duar, duke e parë të vetëm në dhomën e surprizave. Kjo skenë ka tronditur menjëherë Selinën, e cila ka mbetur e shtangur dhe e paqartë për situatën.
Për disa minuta, ajo ka qëndruar pa lëvizur, duke u përpjekur të kuptojë çfarë po ndodhte, më pas është larguar drejt dhomës së gjumit, ku është shtrirë në heshtje dhe e zhytur në mendime.
Por situata mori një kthesë të papritur…
Pak më vonë, Gimbo është futur në shtëpi pa pranga, me një buzëqeshje të madhe, duke i dhënë fund tensionit të krijuar.
Ai iu afrua menjëherë Selinës, duke e mbuluar me puthje dhe përqafime, ndërsa emocioni ishte i dukshëm.
Megjithatë, ajo që ka habitur më shumë publikun është fakti se Selina nuk reagoi, duke ruajtur vetëkontrollin dhe duke respektuar rregullat e sfidës së mosreagimit.
Ky moment është bërë menjëherë viral, ndërsa ndjekësit po komentojnë për forcën emocionale të saj dhe për mënyrën se si sfida po i vendos banorët përballë situatave ekstreme.

