Sara Hoxha pajton Kiara Titon dhe Olta Gixharin? Prapaskenat e takimit të dy vajzave

Që pas përfundimit të “Big Brother”, ku merrnin pjesë, Olta Gixhari dhe Kiara Tito kishin një raport të ngrirë mes njëra-tjetrën. Shkak janë bërë pikërisht përplasjet e forta që dy vajzat kanë pasur në lojë.

Në daljet e tyre vajzat pranonin konfliktin e ngrirë, duke mos dashur që të merren me njëra-tjetrën aspak. Por tashmë, që gjithçka duket se është ftohur, raporti mes dy vajzave është rikuperuar. Olta Gixhari dhe Kiara Tito janë bërë bashkë në një event që është zhvilluar në Tiranë.

Gjithsesi fakti që janë të dyja dy personazhe me shumë influencë së fundmi ato kanë rastisur shumë pranë në një event të zhvilluar në Tiranë, ku shihen të ulura në një tavolinë duke komunikuar me blogeren Sara Hoxha.

Raportohet se ka qenë Kiara Tito, e cila është ulur në tavolinën ku ka qenë Sara dhe Olta.

Të pranishmit kanë bërë me dije se dy vajzat kanë folur me njëra-tjetrën dhe kanë qëndruar në të njëjtën tavolinë përgjatë gjithë mbrëmjes. Ka qenë pikërisht blogerja Sara Hoxha ajo që ka shërbyer edhe si ndërmjetësja mes tyre, duke afruar dy vajzat pas konflikteve të vjetra që kanë pasur më herët.

Natyrisht që nuk mund të themi se tashmë Olta dhe Kiara janë mikesha të mira, por kapërcyen konfliktet që kanë pasur qëkur ishin pjesë e “Big Brother”.