Nata e dytë e spektaklit “Ferma VIP 3” ka nisur me tensione të forta, duke dhënë sinjalet e para se ky sezon do të jetë i mbushur me përplasje dhe emocione të forta.

    Që në fillim të mbrëmjes, vëmendja u përqendrua te një debat i ashpër mes Akilit dhe Blerinës, i cili u kthye menjëherë në një nga momentet më të komentuara.

    Blerina kritikoi hapur sjelljen e Akilit, duke e akuzuar për negativitet dhe duke theksuar se ai nuk është në të njëjtin nivel me pjesën tjetër të banorëve që po përpiqen të sjellin energji pozitive në fermë.

    Kjo deklaratë e tensionoi situatën, pasi Akili reagoi menjëherë, duke u fokusuar te fjalia:

    “Çfarë niveli jam unë?”, të cilën e përsëriti disa herë gjatë debatit.

    Pavarësisht përpjekjeve për të qetësuar situatën, tensioni vijoi deri në ndërhyrjen e Arbana Osmanit, e cila i kërkoi Akilit të ndalonte dhe të jepte përgjigje konkrete.

    Në një moment që bëri bujë, moderatorja u shpreh prerë se:

    “Ky nuk është ai emision tjetër”, një deklaratë që u interpretua menjëherë si një thumb ndaj Big Brother VIP Albania.

    Ky moment ndezi rrjetet sociale, ku ndjekësit nisën menjëherë debatet dhe krahasimet mes dy formateve.

    Nata e dytë e “Ferma VIP” tregoi qartë se marrëdhëniet mes banorëve janë ende të brishta dhe konfliktet sapo kanë filluar, duke premtuar shumë drama në vazhdim.