Një nga lajmet që ditën e djeshme ka marrë “dhenë” është se Gjesti mund të performojë në “Arenën Kombëtare” në sfidën Shqipëri – Serbi.

    Takim ky që do të luhet më 7 qershor në orën 20:45 dhe që është i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

    Menjëherë pasi u shpall fitues i Big Brother VIP Albania 4, ky lajm u përhap me shpejtësi të madhe. Shkak për këtë u bë kjo video e Gjestit fill pas shpalljes si finalist, ku shprehej: “Në 7 qershor, të gjithë në stadium”

    Sipas një deklarate të dhënë nga zyrtarët e FSHF-së për  emisionion “Sports” në Kosovë është mësuar se nuk ka asgjë të vërtetë mbi këtë situatë.

    Kështu Gjesti mund të ndjekë nga afër këtë përballje, por jo të këndojë dhe në këtë mënyrë merr fund “dilema” e orëve të fundit.