Një deklaratë befasuese në “Ferma VIP” ka trazuar rrjetin dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes temën e seksualitetit në shoubizin shqiptar.

    Mbrëmjen e kaluar, gjatë spektaklit live, një situatë e papritur ndodhi kur ish-gruaja e një prej konkurrentëve, Yllit, dërgoi një mesazh për të dhe për publikun.

    Në atë që u transmetua drejtpërdrejt, ajo zbuloi se arsyeja e ndarjes së tyre kishte qenë fakti se kishte kuptuar që Ylli pëlqen më shumë meshkujt – një deklaratë që shtangu jo vetëm Yllin, por edhe konkurrentët e tjerë dhe ndjekësit e spektaklit.

    Por ky nuk është një rast i izoluar. Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë personazhe publikë shqiptarë kanë thyer tabutë dhe janë deklaruar hapur për seksualitetin e tyre, ndërsa të tjerë janë përfolur fuqishëm në rrjet.

    Një prej rasteve më të bujshme ishte ai i gazetarit Vullnet Krasniqi, ish-banor i “Big Brother VIP Kosova”. Pak para finales, Vullneti zgjodhi t’u tregojë të gjithëve se është homoseksual, një moment që u komentua gjerësisht në media.

    Vullnet Krasniqi/ Big Brother VIP Kosova 3

    Po ashtu, në “Big Brother VIP Albania”, Bernard Hulme deklaroi orientimin e tij seksual brenda shtëpisë dhe madje u surprizua nga partneri i tij gjatë spektaklit.

    Bernard Hulme me partnerin e tij

    Ndërkohë, disa personazhe publikë kanë bërë edhe tranzicion gjinor. Amber Candy, që ishte pjesë e këtij sezoni të “BBV Albania”, është një prej tyre.

    Amber candy/ big brother vip albania 4

    Po ashtu, Edona James, banore e “BBV Kosova 2”, u kthye në një nga figurat më të komentuara dhe të dashura nga publiku, duke folur hapur për jetën e saj si një grua transgjinore.

    edona james/ big brother vip kosova 2

    Të gjithë këto raste dëshmojnë një ndryshim të dukshëm në skenën publike shqiptare – më shumë zëra që ndihen të lirë të jenë vetvetja dhe një publik që po mëson të dëgjojë dhe pranojë.