Sot në Shqipëri po mbahen zgjedhjet parlamentare, dhe në qendrat e votimit është vënë re një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve, përfshirë dhe figura publike.
Mes tyre ishte edhe moderatori i njohur Ledion Liço, i cili ka përjetuar një episod aspak të zakontë.
Teksa po shkonte për të hedhur votën e tij, Ledioni është penguar dhe për pak sa nuk është rrëzuar keq.
Vetë ai ka ndarë videon e momentit në Instagram, duke e shoqëruar me humor:
“Edhe për zgjedhje u bëmë meme.”
@ekskluzivet Ledion Lico gati rrezohet #bigbrothervipalbania #ledjonlico
♬ original sound – ekskluzivet
Pamjet janë bërë virale, duke u shpërndarë në rrjete sociale si një nga momentet më komike të ditës së votimeve.
Për fat të mirë, Ledioni është në rregull dhe ka vazhduar ditën me sportivitet.