Rrëfeu historinë e trishtë të divorcit të prindërve dhe të saj, Xhensila Myrtezaj reagon sërish…

Xhensila Myrtezaj ka rrëfyer për herë të parë tek Arbana Osmani divorcin me Bes Kallakun. Në një rrëfim të ndjerë, ajo zbuloi se krizat e tyre kishin vite që kishin nisur.

“Më duhej mua ta merrja vendimin. Nuk është i lehtë divorci për askënd as është dicka që e parashikon të ndodhë. Ku e gjeta forcën te fëmijët e mi, te ajo që unë doja që fëmijët të kishin në të ardhmen, qetësinë”.

Me këto fjalë ka treguar Xhensila Myrtezaj se periudha e divorcit me Besin nuk ka kaluar aspak lehtë për të gjithë.

Ajo u pyet nga Arbana Osmani se si ia kanë shpjeguar Ajkës vendimin për ndarje.

Një nga vështirësitë më të mëdha që kam pasur para se të marr vendimin, vajzën nuk e gënjej kurrë, e mbaj larg problemeve, unë Ajkës i thashë të vërtetën sic duhet ta dëgjojë një moshatar i Ajkës të gjithë kemi probleme si mund të kesh një konflikt me një shok e s’ke dëshirë të rrish me të, ne me babin e kemi xhan njëri tjetrin por tani e kemi marrë këtë hap që të rrimë larg, vendimi ynë nuk do ndikojë tek ju dhe gjithë dashuria që ne kemi pasur do kalojë për ju”.

Gjithashtu Xhensila ka folur edhe për traumën e saj më të madhe dhe ‘sekretin’ që nuk e kishte thënë kurrë më parë publikisht, atë të divorcit të prindërve dhe dhunës së të atit kundrejt nënës së saj, situatë kjo që Xhensila e ka dëshmuar me sytë e saj kur ishte vetëm 6 vjeç.

Pas intervistës, ajo ka reaguar në rrjetet sociale duke falenderuar ata që e kanë mbështetur.

Xhensila Myrtezaj: Ne kete interviste shpreha realitetin tim, për veten por edhe për çdo grua që kishte nevoje ta dëgjojë.
Ju falenderoj pa fund për mbështetjen, fjalët plot dashuri që më keni mbushur in-boxin
Une nuk jam vetëm, Ju nuk jeni vetëm.