Pa bërë ende 24 orë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, banorët diskutuan se cilët do jenë të nominuarit e parë.

    Sipas Redonit, banorja e parë që lë shtëpinë e Big Brother Vip 4 është Rozana, ndërsa Valbona mendon se do dalë Laerti. Por ndryshe u përgjigj Xumi, i cili tha se do të “nominohen ata që do të hanë bukë kot”.

    Pjesë nga biseda:

    Kush mendon se është konkurrenti i parë që do të lejë shtëpinë?

    Valbona: Pyetje e vështirë është në fakt. Por nuk e di…nuk kam një përgjigje. Unë kam një simpati për të gjithë.

    Amber: Në një grup, nuk mund të kesh simpati për të gjithë.

    Rozana: Redoni e tha, e tha që do dalë Rozi.

    Valbona: Do dalë Laerti

    Rozana: Po pse ia faturon Laertit?

    Valbona: Ashtu siç ta faturojnë dhe ty

    Xumi: S’po përmend mera. S’dua të përmend emra. Mendoj që do nominohen ata që do hanë bukën kot.