Një moment i papritur ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi Rogerti u largua nga shtëpia në mënyrë të menjëhershme gjatë spektaklit Prime.
Gjithçka nisi pas një deklarate të fortë nga opinionistja Monika Kryemadhi, e cila iu drejtua Rogertit me fjalët:
“Sa e ul veten më shumë, më mirë dil.”
Kaq mjaftoi që situata të marrë një kthesë të papritur. Pa hezituar, Rogerti u përgjigj shkurt “Po” dhe u nis drejt daljes, duke lënë të shtangur banorët dhe publikun.
Në studio u vu re edhe reagimi i moderatori Ledion Liço, i cili për disa momente u shfaq i befasuar nga zhvillimi i papritur. Largimi i një prej lojtarëve më të fortë të këtij edicioni duket se doli jashtë parashikimeve të mbrëmjes.
Pas daljes së tij, brenda shtëpisë nisi një tjetër valë tensioni, pasi disa banorë iu drejtuan Gretës, duke lënë të kuptohet sikur ajo kishte ndikuar në situatë. Kjo solli një tjetër debat mbi përgjegjësinë morale dhe ndikimin e komenteve në vendime kaq drastike.
Largimi i Rogertit ka ndezur menjëherë rrjetin, me publikun që është ndarë në dy kampe: ata që e shohin si një vendim emocional të nxitur nga deklarata në studio dhe ata që besojnë se ishte një reagim i akumuluar nga tensionet e vazhdueshme në shtëpi.
Mbetet për t’u parë nëse ky largim do të jetë përfundimtar apo do të ketë një kthesë tjetër në spektaklin e radhës.
