Këto ditë është rikthyer në vëmendje të madhe këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku. Kjo pasi ditë më parë iu publikua një video në rrjete sociale, ku shihej si e pastrehë, duke kërkuar ndihmë në një nga stacionet në New York.

    Këngëtarja dukej në gjendje jo të mirë dhe shumë njerëz reaguan duke i ofruar ndihmë për faktin se si një artiste kaq e madhe arriti në një situatë të tillë.

    E veç kësaj, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë edhe një video — një deklaratë e Luiz Ejllit e bërë në Big Brother VIP Albania 2.

    Gjatë një sfide ku ishte së bashku me banoren tjetër, Dea Mishel, Luizi kishte përfshirë në bisedë Parashqevi Simakun.

    Pjesë nga biseda e tyre:

    Luiz Ejlli: Trego për dashurinë tënde të parë? Çfarë të tregoj.

    Dea Mishel: Sa vjeç ke qenë?

    Luiz Ejlli: 14 vjeç, jo më fal 12. Jam dashuruar me Parashqevi Simakun.

    Dea Mishel: O Luiz, diçka që mund të ketë ndodhur në shkollë.

    Luiz Ejlli: Për Zotin.

    Dea Mishel: Mirë me Parashqevin na trego.

    Luiz Ejlli: U shkatërrosha. Rrija gjithë ditën para televizorit duke e parë, idhulli im. Dilte Parashqevia unë sytë xixa.