Pas një shkëputjeje dyvjeçare nga ekrani, Arbana Osmani do të rikthehet sërish përpara publikut shqiptar.

    Lajmi tashmë është konfirmuar dhe moderatorja e njohur do të jetë pjesë e spektaklit të madh final të X Factor Albania, ku do të ndajë skenën me Alketa Vejsiun.

    Revista Class raportoi se Arbana Osmani do të jetë e ftuara speciale e natës finale të X Factor Albania, duke bashkëmoderuar spektaklin me Alketa Vejsiun.

    Ky moment ka ngjallur kureshtje të madhe tek publiku, pasi është hera e parë që dy prej moderatoreve më të njohura të Shqipërisë ndajnë të njëjtën skenë.