Pas spekulimeve të fundit, është konfirmuar se këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvije Jao, i kanë dhënë fund martesës së tyre.

    Lajmin e ndau emisioni “Prive”, ku u raportua se Selvija ka pohuar ndarjen, por theksoi se ata do të qëndrojnë të lidhur për shkak të djalit të tyre të përbashkët.

    Por në mesin e gjithë kësaj vëmendjeje mediatike, vjen edhe një reagim i ndjeshëm nga vetë Shpat Kasapi.

    Këngëtari ka ndarë një pjesë nga balada e tij më e re, ku thekson: “Nuk du’ me u nda’” — një mesazh që fansat e tij e kanë interpretuar si një dëshirë për pajtim dhe dhimbje pas ndarjes.

    Në rrjetet e tyre sociale, ndjekësit e vëmendshëm kanë vërejtur ndryshime që mund të lidhen me këtë periudhë të ndjeshme.

    Selvija, që më parë njihej në Instagram si @selvijekasapi, ka rikthyer mbiemrin e saj të vajzërisë dhe tani mban emrin @selvije.jao. Ky veprim vjen pas martesës së tyre luksoze të zhvilluar në qershor të vitit 2021.

    Ndërsa Shpati zgjodhi të shprehë emocionet e tij përmes muzikës, Selvija publikoi një mesazh shpirtëror, duke ndarë një foto të Kuranit të shenjtë dhe duke shkruar:

    “Qëndroj e heshtur sepse Allahu e di! Kam aq shumë besim tek Allahu, sa edhe në momentet e mia më të vështira, gjej paqe duke ditur që Ai kurrë nuk bën gabime…”