Rozana Radi u rendit e dyta në garën për çmimin e madh të “Big Brother VIP Albania 4”, duke përfunduar një rrugëtim të paharrueshëm në shtëpinë më të famshme.

    Në fjalimin e saj të parë pas finales emocionuese, Rozana u shpreh:

    Ka qenë një natë shumë e bukur. Jam shumë e lumtur që e fitoi Gjesti këtë rrugëtim dhe e them pa rezerva, sepse e kam dashur atë nubin e vogël me të gjitha të mirat dhe të këqijat e raportit tonë. Dua të falënderoj dhomën e rrëfimit, autorët dhe gjithçka që mban flota gjigante e Top Channel. Faleminderit Shqipëri dhe Kosovë, ju dua pafund.”

    Rozana u përshëndet me duartrokitje të shumta nga publiku, duke treguar edhe një herë dashurinë dhe respektin që ka fituar gjatë këtij edicioni.