Reagon për herë të parë ish-burri i Parashqevi Simakut: Deklarata e plotë!

Ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur Parashqevi Simakut, Robert Nolfe ka ndarë shqetësime të thella mbi situatën e vështirë që po përjeton familja e tij.

Në një intervistë për emisionin “Top Story”, ai ka deklaruar se është bërë objekt kërcënimesh serioze, të cilat kanë përfshirë edhe vajzën e tij 10-vjeçare.

Ai theksoi se kërcënimet janë intensifikuar pas përdorimit të fotove dhe materialeve personale të publikuara online.

“Po më kërcënojnë mua dhe familjen time. Po përdorin çdo foto apo punë që kam bërë për të më intimiduar. Madje, vajzës sime po i bëjnë fotografi, duke thënë se ajo duhet të paguajë për këtë,” u shpreh ai.

Ndër të tjera, ish-bashkëshorti i Simakut foli për largimin e këngëtares nga jeta e tij dhe e djalit të tyre, duke e cilësuar situatën si një “tragjedi të vërtetë.”

“Kur ajo u zhduk, iku prej të gjithëve. Prej meje, prej Lukes. Gjykata ma dha mua djalin, sepse ajo (Parashqevia) nuk kishte bërë zgjedhjet më të mira për veten e saj”.

Ai shtoi se është përballur i vetëm me sfidat e përkujdesjes ndaj djalit të tyre, pa ndihmën e saj apo të institucioneve shtetërore.

Është një situatë e rëndë që nuk ka marrë zgjidhje, as nga ana personale, as nga ana institucionale,” tha Roberti.

Ai konfirmoi gjithashtu se largimi i Parashqevisë nuk lidhet me përdorimin e lëndëve narkotike, pasi ajo kurrë nuk i ka përdorur ato, por zgjodhi që sërish të mos tregojë shumë detaje nga kjo çështje.

Në “Top Story” u tregua gjithashtu edhe mesazhi që Roberti ia dërgoi Elton Ilirjanit pas pamjeve virale të Parashqevisë.

Ne ishim dy artistë që po përpiqeshim të mbanim marrëdhënien tonë por në një pikë të martesës, pas disa vitesh që përpiqeshim, nuk po funksiononte dhe vendosëm të ndaheshim siç ndodh edhe sot zakonisht. Parashqevia u trishtua pas vdekjes së papritur të të atit dhe besoj se kjo e preku tej mase. Dëshiroj të shmang shumë detaje dhe kërkoj që të gjithë të jenë mirëkuptues në një çështje familjare ku ka dhe fëmijë. Por gjatë procesit të ndarjes ajo vetëm mori një pozicion ekstrem dhe nuk pranonte asnjë propozim të bërë nga gjykatësi. Në media janë thënë shumë gjëra të cilat nuk Janë të vërteta, dhe në fakt asaj i është dhënë mundësia për vizita por janë refuzuar.

Gjatë gjithë kohës, vëmendja ime ishte mirëqenia e djalit tim, dhe mora mjaft këshilla nga të caktuarit e gjykatës. Në atë kohë kam qenë në kontakt me familjen e saj në Shqipëri duke i informuar për situatën, por e di që ishte njësoj e vështirë për të gjithë.

Pas divorcit, ashtu si shumë të tjerë ne humbëm lidhjet me Parashqevinë. Do të thosha se nuk është e lehtë për një burrë ti jepet kujdestaria, dhe unë nuk u nisa për këtë fillimisht, por në fund kjo është ajo që ndodhi. Kjo me vendosi në një sfidë personale si një baba i vetëm që punonte për një farë periudhe.Ishte emocionuese të shihje buzëqeshjen e saj në videot e tua, Elton, dhe unë besoj se ka një dritare ku të lëmë pas të gjitha këto dhe të shohim përpara.

Biri ynë nuk është më fëmijë, por një djalë i ri i mirë që merr vendimet e veta. Jam i lumtur të të them se ai pranoi të flas me të dhe dhe po kujdesemi që ai të rilidhet me të me shpresën se do të jetë më e mira për të gjithë. Atyre që më kanë dërguar mesazhe kërcënuese mua dhe familjes sime i bëj thirrje të fokusojnë energjitë në pasion dhe vlerësim- nëse zgjedhin të shprehen me dritë pozitive për këtë thesar kombëtar të gjetur së fundmi. Dëshiroj personalisht të të them faleminderit Elton që e bëre të mundur gjithë këtë.