Pas aktit të dhunshëm që ndodhi live në spektaklin Big Brother VIP Albania, ku konkurrenti Jozi goditi Gjestin, ka reaguar edhe motra e Gjestit, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen masive që ai ka marrë.

    Në një postim të shkurtër në rrjete sociale, ajo shkruan:

    Në pamundësi për t’i kthyer të gjitha mesazhet që kemi marrë për aktin fizik ndaj @gjestt, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që e keni treguar për të.”

    Ky reagim vjen në një kohë kur mbështetja për Gjestin është rritur ndjeshëm, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, ndërsa fansat kanë shpërthyer në reagime kundër dhunës dhe kanë kërkuar drejtësi për ngjarjen e papranueshme që ndodhi para syve të një publiku të tërë.