Pas momentit romantik që u transmetua në Big Brother VIP Albania mes Mateos dhe Brikenës, ka ardhur edhe një reagim që ka bërë bujë në rrjet.
Julian Deda ka komentuar publikisht propozimin e bërë gjatë darkës, duke zgjedhur ta trajtojë me ironi situatën që u konsiderua nga shumë si një hap i madh në marrëdhënien e tyre.
Ai është ndalur veçanërisht te fjalia e përdorur nga Mateo: “a do të bëhesh e dashura ime?”, duke e konsideruar këtë si të çuditshme, nisur nga dinamika që ata tashmë kanë pasur brenda shtëpisë.
Sipas Julit, dyshja prej kohësh janë sjellë si çift, duke përmendur afrimitetin, puthjet dhe kohën e kaluar bashkë, çka për të e bën këtë “propozim” më tepër formal sesa real.
Me tone ironike, ai u shpreh se pyetja më e përshtatshme në atë situatë do të kishte qenë: “a do të martohesh me mua?”, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre kishte kaluar prej kohësh fazën e njohjes.
Ky reagim ka ndezur debat në rrjet, ku një pjesë e publikut e ka mbështetur këtë mendim, ndërsa të tjerë vazhdojnë ta shohin momentin si një gjest të bukur dhe spontan nga ana e Mateos.
@juldeda_

