Nata intime që Alba dhe Limi kanë kaluar mbrëmjen e djeshme ka irrituar Big Mamën e cila ka kaluar në ofendime ndaj fermeres duke e quajtur të pamoralshme.
E gjitha ka filluar kur këngëtarja duke bërë punët, ka ndarë krevatin e dyshes dhe ndërkohë ka debatuar me Albën duke i thënë: “ Limi të ka përdorur vetëm për një natë”.
Biseda e plotë:
Big Mama: Ron më ndihmo t’i ndaj pak këto krevatet
Alba: Kot i ndani, se po deshi ai t’i bashkojë, i bashkon prap. Në rast se dëshiron
Big Mama: Urdhër e kam prej Limi t’i ndaj. Më vjen keq se të ka bërë për budalla. Të ka shfrytëzuar veç për një natë!
Alba: Edhe ju kënaqeni me këto gjëra
Big Mama: Po kënaqemi se kur shohim kështu debile si ti, të pamoralshme, normal kënaqemi
Alba: Pse e pamoralshme?
Big Mama: Ju edhe p*rn*grafi xhironi veç vëmendje të keni
Alba: E pamoralshme është të ndjesh emocion?
Big Mama: Emocion? Për një njëri që nuk ndjen për ty? Dhe ti për vëmendje je në gjendje edhe në krevat t’i hysh, edhe p*rn*grafi të xhirosh
Alba: P*rn*grafi? Çfarë je duke thënë moj Big Mama se shumë fjalë e rëndë je duke përdor
Big Mama: E ka parë gjithë Shqiptaria ca kë bërë mbrëmë, edhe klithmat t’i kanë dëgjuar
Nga ana tjetër gjatë një bisede me Limin Big Mama i është drejtuar konkurrentit duke i thënë ndër të qeshura: O Limi, vëlla të kam, bëj çfarë të duash vetëm farën mos e zgjero.