Gjatë një koncerti të fundit, këngëtari i njohur shqiptar Gjesti përjetoi një moment prekës që ka prekur zemrat e shumë njerëzve.
Teksa performonte, ai vuri re një djalë me aftësi të kufizuara në karrocë, i cili nuk fliste dhe nuk lëvizte. I emocionuar nga prania e tij, Gjesti zbriti nga skena, iu afrua me përzemërsi, e përqafoi dhe i dhuroi varësen që mbante në qafë, duke i thënë: “Ndoshta nuk është shumë e shtrenjtë, por është e imja, dhe është për ty” .
Ky gjest i sinqertë i Gjestit ka prekur zemrat e shumë njerëzve dhe është cilësuar si një dëshmi e vërtetë e humanizmit dhe shpirtit të tij të ndjeshëm .
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht dhe duke marrë komente pozitive nga fansat dhe publiku.