Pas afro tre muajsh izolim dhe dinamika të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, mbrëmja e fundit e Prime solli një nga momentet më të shumëpritura nga publiku.

    Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos, e cila prej javësh ishte në qendër të vëmendjes, më në fund mori një kthesë të qartë, kur dyshja shkëmbyen puthjen e parë live.

    Atmosfera në studio ishte e mbushur me emocione, ndërsa momenti romantik u shoqërua me reagime të menjëhershme si nga publiku në sallë, ashtu edhe nga ndjekësit në rrjetet sociale, duke e kthyer këtë skenë në një nga më të komentuarat e mbrëmjes.

    Por jo vetëm kaq…

    Një tjetër detaj që bëri bujë ishte edhe reagimi nga jashtë.

    Në një video të shpërndarë online, llogaria zyrtare e Brikenës në Instagram publikoi një koment të shkurtër, por që u interpretua nga shumë ndjekës si një mbështetje e qartë për lidhjen.

    Ky postim u shpërnda me shpejtësi dhe mori mijëra reagime, duke shtuar edhe më shumë interesin për raportin e tyre.

    Tashmë, gjithë vëmendja është tek ajo që do të ndodhë më tej:

    A është kjo një lidhje e vërtetë apo pjesë e lojës drejt finales?

    Publiku mbetet i “ngjitur” pas ekranit për të parë si do të evoluojë historia mes Mateos dhe Brikenës në ditët në vijim.