Pas një mungese të gjatë në skenën muzikore, këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer me këngën e saj më të re, “Dashuria”.

    Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me biznesmenin dhe aktivistin Elton Ilirjani, i cili shfaqet gjithashtu në videoklipin e këngës.

    Në fillim, publikimi i një pjese të shkurtër të këngës në rrjetet sociale u prit me komente kryesisht negative.

    Disa ndjekës shprehën zhgënjimin e tyre, duke e cilësuar projektin si të papërshtatshëm për imazhin dhe moshën e artistes.

    Komentet përfshinin shprehje si: “Nuk ka fjalë, është një moshë që nuk i shkon kështu… o jam gabim?” dhe “E papërshtatshme për emrin tënd e moshën tënde. Më vjen vërtet keq që s’ke forcën të vendosësh vetë për veten.” 

    Megjithatë, pas publikimit të plotë të këngës dhe videoklipit, reagimet e publikut kanë ndryshuar ndjeshëm.