Pak minuta më parë, faqja zyrtare e ‘Big Brother’ ka publikuar videon që tregon momentin e fundit të Eglit brenda shtëpisë.

    Në pamjet e publikuara, ajo shihet në dhomën e rrëfimit, e përlotur dhe në shoqërinë e Gjestit, me të cilin ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar gjatë qëndrimit në shtëpi.

    Momenti ka prekur shumë ndjekës të reality show-t, të cilët kanë shpërthyer në komente, duke shprehur keqardhje për largimin e saj dhe duke kritikuar situatat që e çuan drejt këtij vendimi.

    Pas daljes së Eglit, Gjesti ka bërë disa deklarata kontradiktore, duke u shfaqur fillimisht i distancuar, madje duke thënë se ishte “i lumtur” që ajo u largua, ndërsa më vonë, gjatë natës, ai është dëgjuar duke folur me veten për të, sikur tashmë po ndiente mungesën e saj.