Tensionet mes tifozëve shqiptarë dhe serbë kanë arritur kulmin përpara ndeshjes së nesërme Shqipëri–Serbi, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon disa tifozë serbë duke djegur flamurin kombëtar shqiptar, një akt që ka shkaktuar reagime të ashpra dhe indinjatë të thellë në opinionin publik shqiptar .
Pamjet e incidentit janë bërë virale, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Shumë përdorues i kanë cilësuar veprimet e tifozëve serbë si provokime të qëllimshme dhe të papranueshme, veçanërisht në një kohë kur pritet një ndeshje me ngarkesë të lartë emocionale dhe historike.
Autoritetet shqiptare dhe organizatorët e ndeshjes kanë rritur masat e sigurisë për të garantuar mbarëvajtjen e sfidës dhe për të shmangur incidente të ngjashme gjatë dhe pas ndeshjes.
Përballjet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë qenë historikisht të tensionuara, dhe ky incident i fundit vetëm sa shton shqetësimet për një atmosferë të ndezur në stadium.