Big Brother VIP Albania po përjeton një tjetër moment tensioni, pasi Gjesti është përfshirë në një përplasje me Ola Zenelajn dhe Vserlon.

    Gjatë një debati të ashpër, këngëtari nga Peja i ka thyer një vezë në kokë Olës dhe më pas Vserlos, duke shkaktuar një situatë të tensionuar në shtëpi.

    Ky veprim ka sjellë reagime të forta, veçanërisht nga Ola, e cila e ka quajtur këtë akt dhunë dhe të papranueshëm.

    “Dhunuesi nuk e ka vendin këtu. Po ti të më dhunosh mua nuk ke të drejtë”, – tha Ola, duke e kundërshtuar veprimin e Gjestit.

    Nga ana tjetër, Gjesti ka justifikuar veprimin e tij, duke thënë:

    “E pamoralshme, e pafytyrë. A dëshironi të luani? Tri herë ju kam toleruar.”

    Më pas Ola ka kërkuar që produksioni të marrë masa.