Arbana Osmani surprizoi publikun shqiptar pasi hoqi dorë nga drejtimi i sezonit të fundit të “Big Brother VIP Albania”— drejtimin e té cilit e mori Ledion Liço.

    Kjo situatë u komentua shumë në publik, duke ngritur dyshime për krisje raportesh mes Arbanës dhe drejtuesve të televizionit Top Channel.

    Më pas doli një tjetër pistë— ajo e Arbanës në drejtimin e “Big Brother-it” në Kosovë. Madje burime të ndryshme e konfirmuan Arbanën si prezantuese në Kosovë, së bashku me këngëtarin Luiz Ejlli.

    Por si qëndron e vërteta?

    Arbana është pyetur së fundmi nga një ndjekëse në një pyetësor që moderatorja krijoi në InstaStory.

    “A do drejtosh BBV këtë vit”, u pyet Arbana në pyetësorin me titull “Rrugës në Prishtinë”.

    “Me rëndësi është mos me heq dorë”, tha moderatorja, duke bërë lëmsh një rrjet të tërë me përgjigjen e saj.