Olsi Bylyku ka publikuar ditën e sotme një pjesë nga projekti i tij i ardhshëm muzikor dhe të gjithë janë në një mendje: “ia ka dedikuar Eglit”.

    Ndër komente shihet se ndjekësit shprehen të sigurt se teksti i këngës është për ish partneren e tij, e cila e ka përmendur disa herë Olsin brenda shtëpisë së BBV.

    Kur po thu e kam harru, pse po m’kujton hala? Ti as veten s’ke besu, le me t’besu ata”- thuhet në një pjesë të tekstit.

    Olsi ka vendosur t’i kthejë përgjigje edhe një komentuesi i cili e ka akuzuar se po e përdor këtë situatë për të marrë vëmendje.