Sfida e “mosreagimit” në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka sjellë një moment të fortë dhe plot tension, pas hyrjes së papritur të Landit nga West Side Family.
Që në hyrje, ai shkoi direkt tek Miri, duke i dhënë mbështetje dhe një mesazh të qartë:
“Mos hiq dorë, dy duar janë vetëm për një kokë, jepi fort!”
Por nuk u ndal me kaq…
Landi shkoi më tej, duke i dhënë edhe një “këshillë” direkte:
të mos i pëlqejë asnjë vajzë në shtëpi.
Situata u tensionua edhe më shumë kur ai iu drejtua Selinës me një batutë thumbuese:
“S’e kisha dit që me ty do flija, ça tersi kam që të kam komshie.”
Por reagimi nuk vonoi!
Selina ia ktheu menjëherë:
“Oh Zot, tenxherja gjeti kapakun!”, duke nënkuptuar se Landi dhe Miri janë shumë të ngjashëm.
Ky moment ka ndezur rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë për thumbimet, tensionin dhe mesazhet e koduara që u dhanë gjatë kësaj hyrjeje.
Sfida e mosreagimit po bëhet gjithnjë e më e vështirë, ndërsa situata në shtëpi po nxehet çdo ditë e më shumë.

