Shtëpia e Big Brother VIP Albania është përfshirë sërish nga një debat i ashpër mes Gertës dhe Rozanës, dy prej banoreve që duket se nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët.
Gjatë ditës së sotme, situata mes tyre ka degraduar në një konflikt verbal dhe fizik, duke bërë që produksioni të ndërhyjë.
Gjithçka nisi kur Gerta i tha Rozanës:
“Shko merr një tufë me ilaçe dhe hajde luaj”
Një deklaratë e tillë nuk u prit mirë nga Rozana, e cila iu përgjigj menjëherë:
“Dëgjo këtu, ato ilaçe i marr për shtatzëninë.”
Por përplasja nuk u ndal këtu. Më vonë, tensioni arriti kulmin kur Gerta po përpiqej të bënte dush, ndërsa Rozana nuk e linte duke i mbajtur derën hapur. E irrituar nga situata, Gerta mori kokën e dushit dhe e spërkati Rozanën për disa sekonda në fytyrë dhe trup.