Një tjetër situatë që ka nxitur reagime të shumta është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, këtë herë gjatë një momenti të zakonshëm në kuzhinë.
Teksa Rogerti po gatuante, ai i drejtohet Selinës duke e thirrur:
“Hajde shife çfarë pilafi kam bërë”, por ajo kalon pranë tij pa i kushtuar vëmendje.
Rogerti vazhdon ta thërrasë disa herë:
“Oj Selin, oj Selin…”, por pa marrë përgjigje.
Situata bëhet më e sikletshme kur ai e thërret sërish me një shprehje që ka ngjallur reagime:
“O Selin që e ke djathin n’brim…”
Kjo fjali është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë konsideruar si të papërshtatshme dhe kanë kërkuar që produksioni të ndërhyjë.
Pamjet janë bërë menjëherë virale, ndërsa komentuesit janë ndarë në mendime: disa e kanë parë si një moment humoristik, ndërsa të tjerë kanë kërkuar masa ndaj Rogertit për mënyrën e komunikimit.
Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të trajtohet në Prime dhe nëse do të ketë reagim nga produksioni i Big Brother VIP Albania.
@_endrit.kuci

