Një tjetër moment tensioni është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, këtë herë mes banorëve Artan (Tani) dhe Shëndrit.
Gjatë një debati mes tyre, situata duket se është përshkallëzuar. Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, në kulmin e diskutimit Tani ka hedhur drejt Shëndritit një facoletë hundësh të përdorur, një veprim që ka shtuar edhe më shumë tensionin mes tyre.
Pas këtij momenti, Shëndriti ka reaguar menjëherë, duke kërkuar shpjegim për veprimin dhe duke këmbëngulur vazhdimisht me pyetjen:
“Pse më qëllove?”
Debati mes tyre ka vazhduar edhe për disa momente, ndërsa banorët e tjerë janë munduar të qetësojnë situatën.
Pamjet e këtij momenti kanë nisur të shpërndahen në rrjetet sociale dhe kanë ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit. Disa prej tyre e kanë konsideruar veprimin si të papërshtatshëm, ndërsa të tjerë e kanë parë thjesht si një moment nervozizmi gjatë debatit.
Mbetet për t’u parë nëse produksioni i Big Brother VIP Albania do ta trajtojë këtë incident gjatë spektaklit të radhës dhe nëse do të ketë ndonjë reagim apo masë ndaj banorëve të përfshirë.

