Pësoi atak në zemër, humb jetën futbollisti 22-vjeçar në Kosovë

Erjon Morina, futbollisti i skuadrës së Vushtrisë, ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare, pas një sulmi në zemër që pësoi gjatë një seance stërvitore në muajin tetor.

Sulmi në zemër ka rezultuar fatal, pasi talenti kosovar pas disa javësh i shtruar në spital ka ndërruar jetë.

Lajmin e trishtë të ndarjes së tij nga jeta e ka bërë të ditur babai i tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon. Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty. Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”.